Share this topic on FacebookShare this topic on MySpaceShare this topic on Del.icio.usShare this topic on DiggShare this topic on TwitterShare this topic on GoogleShare this topic on Yahoo

Author Topic: *~*Perralla*~*  (Read 2984 times)

0 Members and 1 Guest are viewing this topic.

Offline Vaskja

  • Antare Veteran
  • *****
  • Posts: 5681
  • Gender: Male
  • Dies Moriendi Est Dies Vivendo Digna
    • View Profile
    • Power of Nas
*~*Perralla*~*
« Reply #25 on: September 02, 2008, 09:37:57 AM »
a jeni ty kallxu prralla apo barcaletat e nastradinit.....gomari ne lakna thot.... QeshMeLot()


Shirly

  • Guest
*~*Perralla*~*
« Reply #26 on: September 02, 2008, 09:40:43 AM »
a jeni ty kallxu prralla apo barcaletat e nastradinit.....gomari ne lakna thot.... QeshMeLot()


M'MARRSH T'LIGAT ISHALLA ;D
Nastradini thot pssssttttt ;D kena tY ekspert per te, kam e kry ;D
shif se esht Qerosi qe thot "gomari n'lakna" kur shkon me 2
vellezerit me pa motren qe e kishin martu me nje mret koprrac ;D

Offline Vaskja

  • Antare Veteran
  • *****
  • Posts: 5681
  • Gender: Male
  • Dies Moriendi Est Dies Vivendo Digna
    • View Profile
    • Power of Nas
*~*Perralla*~*
« Reply #27 on: September 02, 2008, 09:42:04 AM »
se maj mend kte prrallen se kam ken i vogel kur ma kan kndu.....
une di nji prrall qe e kam pas lexu te na ishte nji her me groshen, gacen, edhe kashten qe i kan pas than 3 shoket.... Zgerdhihem()


Shirly

  • Guest
*~*Perralla*~*
« Reply #28 on: September 04, 2008, 11:04:06 AM »
Luani e Miu

Njė ditė luani ishte shtrirė nė hijen e njė lisi e flinte. Njė mi i vogėl kaloi mbi shpinėn e madhe tė luanit dhe filloi t'i hajė veshin. Luanit i doli gjumi dhe e kapi menjėherė miun e vogėl. - Si guxon ti, micrrak, tė kalosh mbi shpinėn time?! - ia priti luani dhe u bė gati t'ia shtypte kokėn me shputėn e tij tė madhe.
- Mė fal kėsaj here, tė lutem! Unė gabova. Tjetėr herė nuk e bėj mė kėtė gabim - tha miu.
Luani e fali.
Pas disa ditėsh luani ishte ngatėrruar nė rrjetėn qė kishin bėrė fshatarėt pėr tė zėnė bishat e malit. Luani britte sa tė mundte dhe askush nuk i afrohej pėr ta ndihmuar. Kur dėgjoi miu, tė cilit luani ia kishte falur jetėn, vrapoi menjėherė tek ai. Me dhėmbėt e tij tė mprehtė ia brejti litarėt dhe e shpėtoi luanin.
- Sa gjėra tė ēuditshme ndodhin nė kėtė botė! - tha luani. Mė liroi miku im i vogėl

Shirly

  • Guest
*~*Perralla*~*
« Reply #29 on: September 04, 2008, 11:06:34 AM »
Ish njė nėnė, kish njė djalė. Tė vetėm e kish. E donte me pėrgjėratė. Djali dilte pėr gjah. Nėna e porositi:
- Bir, bir. Gjithė maleve tė gjuash, veē nė mal tė kuēedrės mos gjuaj. Se kuēdra ėshtė shumė e keqe bir, tė ha tė pėrpin. Atje kanė shkuar shumė trima e nuk janė kthyer prapė...
Djali nuk e dėgjoi nėnėn por e dėgjoi vashėn e zemrės.
Ajo i tha:
- Trim, nė mė do mua, nė asnjė mal tė mos gjuash, vetėm
nė mal tė kuēedrės tė gjuash!
Trimi e donte shumė vashėn e bukur e nuk ia shkelte kurrė fjalėn. Pra, u ngrit e shkoi tė gjuante nė mal tė kuēedrės. Sapo u ngjit atje lart, zuri tė lėkundet dheu, me gjithė gurė e drurė. Na i doli pėrpara kuēedra e madhe me shtatė krerė dhe shtatė brirė, me sytė si pishtarė tė ndezur, me gojėn sa njė shpellė, me flatra nė kurriz si krahėt e lakuriqit tė natės, po shumė tė mėdha. Nxirrte tym e flakė tė verdha nga goja. Kjo flakė digjte e pėrvėlote barin, lulet, shkurret. Pėrpoqi tri herė bishtin dhe u bė tėrmet i madh. Djali nuk u tremb: vuri shigjetėn nė hark. Shigjeta u nis, fėrshėlleu po nuk i bėri asgjė kuēedrės. I ra me shtizė, por as shtiza nuk i bėri gjė. Nxori shpatėn, po kucedra lėshoi njė grahmė kaq tė fortė sa shpata i ra nga dora. Kėshtu trimi mbeti pėrballė kuēedrės pa shigjeta, pa shtizė, pa shpatė. Kucedra qeshi me tė shtatė gojėt, iu afrua, e pėrcėlloi me flakė dhe i tha:
- Tani unė do tė ha o djalė se ti shkele malin tim. Nuk ke dėgjuar ti se ai qė shkel kėtė mal nuk mbetet i gjallė? Kėtu kanė ardhur shumė trima tė tjerė pėrpara teje dhe tė gjithė i kam ngrėnė. Edhe ty do tė ha, bėhu gati.
- Moj kuēedėr stėrkucedėr, unė e shoh se ti do mė hash. Me tė vėrtetė qėnke shumė e fortė. Tė lutem vetėm pėr njė gjė: mė lėr tė shkoj gjer nė shtėpi qė ti kėrkoj nėnės uratėn e vdekjes. Pastaj do tė kthehem kėtu qė tė mė hash.
- Ēdo tė mė japėsh ti mua po tė tė lė tė shkosh?
- Do tė tė jap besėn time!
- Mirė, nėma besėn e shko.
Djali i dha besėn kucedrės, zbriti malin, shkoi drejt e nė shtėpi e i tha nėnės:
- Zonja mėmė, mua mė zuri kuēedra nė malin e saj tek po gjuaja e tani do mė hajė. Unė i dhashė besėn se do tė kthehem dhe ajo mė lėshoi. Tani falmė uratėn e vdekjes se do shkoj tė mė hajė. Nėna lėshoi kujėn: qau, bubutiu:
- Bir, o bir! C'tu desh tė shkoje nė mal tė kuēedrės?
Pse s'mė dėgjove mua? Mos shko!
- Jo nėnė do shkoj se i kam dhėnė besėn kuēedrės.
Trimi buzėqeshi hidhur e u pėrgjunj qė nėna t'i japė uratėn e vdekjes: ai i puthi dorėn, ajo i fali uratėn, u vesh me tė zeza, u mbyll nė shtėpi...
Djali shkoi tek vasha e zemrės e i tha:
- Tė falem moj e bukura ime! Kam ardhur tė tė lė lamtumirėn se unė do tė shkoj e nuk kthehem mė. Do tė mė hajė kuēedra se mė zuri tek gjuaja nė malin e saj. Shigjeta nuk i bėri gjė, shtiza nuk e preku, shpata mė ra nga dora kur u mata ta qėlloj. I dhashė besėn se do kthehem prapė tė mė hajė. Pra mbeē gėzuar moj e bukur!
Vasha vuri buzėn nė gaz.
- Tė vjen keq qė do tė tė hajė kuēedra?
- Jo moj e bukur. Ti mė ke falur kaq ngazėllime me bukurinė tėnde e me buzėqeshjen tėnde sa shkoj nė vdekje pa asnjė pengesė. Qofsh e lumtur e rri me shėndet, se dua tė arrij sa mė shpejt, mė pret kuēedra.
- Prit djalė se do tė vij dhe unė nė mal me ty..
Djali i vrenjt.
- Mos eja moj e bukura ime se atje tunden gurėt dhe drurėt: kuēedra ėshtė shumė e keqe, tė ha tė pėrvėlon, tė pėrpin.
- Unė nuk vij po tė rrish dhe ti me mua pėrngaherė.
- Nuk mund moj vashė, i kam dhėnė besėn kucedrės dhe nuk e shkel dot... Mė mirė i vdekur sė besėshkelur.
- E bukura qeshi dhe i tha:
-Do tė vij me ty!
Vasha i hipi njė kali tė bardhė, trimi i hipi njė kali tė zi e ia morėn pėrpjetė malit tė kuēedrės. Vasha dukej si e veshur me dritė. Djali e shikonte dhe drithėrohej. Thosh me vete: "Qysh t'a hajė kėtė bukuri kuēedra? Ah sikur tė kisha tre jetė... Do t'ia falja tė tria kucedrės qė ta linte vashėn tė kthehej nė shtėpi dhe tė jetonte e lumtur".
E bukura e vuri re se ai diē bluante nė mendje dhe e pyeti:
- Cmendon ti o trim?
Ai tha cmendonte:
- Tė kisha pasur moj e bukur, tri jetė, do t'ia falja tė tria kuēedrės qė ti tė shpėtoje e tė ktheheshe pėrsėri nė shtėpi e tė rroje e lumtur.
Ajo e vėshtroi tėrė gaz.
- Edhe pa ty?
- Qoftė edhe pa mua...
- Kaq shumė mė do?
- Shumė...
Ndėrkaq bubulloi tėrė mali, u tundėn gurėt dhe drurėt. Doli kuēedra me shtatė krerė dhe ia mori kėngės:
- Lumja unė e lumja! Kisha njė mu bėnė dy! Po mė vjen njė vashėz e njomė. Do ta ha t'a pėrpij"
Vasha e bardhė qeshi e ia ktheu:
- Mjerė ti mjerė moj kuēedėr! Kishe njė e s'ke asnjė. Dhe ti vetė do hysh nė fund tė dheut, se ky mal ėshtė i njerėzve dhe do jetė i njerėzve.
Vasha e trimi iu afruan kuēedrės. Kjo zuri tė mprehė dhėmbėt e tė lėshojė zjarr nga goja. Po me njė tė shikuar vasha e mbėrtheu nė vend. Kuēedra u tremb, u mundua tė prapset.
- Cila je ti moj vashė e bardhė, qė mė kall tė ngjethura nė shtat? C'ėshtė kjo dritė qė tė furfurin nė
fytyrė? C'ėshtė ky zjarr qė po mė djeg kėshtu?
- Jam bija e hėnės dhe e diellit, jam pika e qiejve qė bie kudo, nė male e fusha, mbi kryet e tė liqve pėr tė mirėn e tė mirėve pėr shpėtimin e njerėzve.
- C'e ke ti kėtė trim moj vashė e bardhė?
- E kam shoqin e jetėve.
- Vashė mbi vashėzat e dheut, - i tha kucedra - kthehu e gėzuar. Trashėgofsh tė ritė tėnd me trimin e zgjedhur. Paski qėnė tė dy tė besės e mė mundėt.
- Po ti moj kuēedėr e stėrkuēedėr, ēdo tė bėsh tani ? - e pyeti bija e hėnės dhe e diellit, qė mbante nė dorė njė shigjetė drite: pikė e qiellit.
- Meqė ti mė munde, unė s'kam vend nė kėtė botė: do tė hyj nė fund tė dheut e nuk do tė dal kurrė mė.
Dhe kuēedra u zhduk e nuk doli mė: ndofta u dogj u bė hi, ndofta u fut nė fund tė dheut.
Ata tė dy - vasha e bardhė dhe trimi i besės - rruan e trashėguan jetė pas jetė. Edhe nė mal tė kuēedrės gjahtarėt zunė tė venė pėr gjah si nė gjithė malet e tjerė. Atje zunė tė kumbojnė kėmborė koperash dhe sėpatė druvarėsh

Shirly

  • Guest
*~*Perralla*~*
« Reply #30 on: September 04, 2008, 11:09:14 AM »
Perralla Per Mbretin Lakuriq

Na ishte njehere nje Mbret
dhe nje Mbreteri. Mbreti kishte oborrtare dhe sherbetoret e tij, kishte
edhe pasuri te cilen e kishte marre nga mbreteria dhe populli i tij qe
jetonte ne varferi. Po afrohej festa e Mbreterise se tij. Mbreti kishte
vendosur qe ate dite te vishej me bukur se cdohere gjate jetes se
tij... Kishte ftuar, kishte kerkuar rrobaqepesit me te mire, me te
njohur nga e gjithe Mbreteria, por nuk ishte i kenaqur, pastaj ai
filloi te kerkoje neper bote ...

Nje dite ne oborrin e tij
mbreteror u paraqiten tre rrobaqepes te cilet kishin degjuar se Mbreti
po i kerkonte rrobaqepesit me te mire, ata i thane se po vinin nga nje
vend i larget i botes, dhe se mbretit do t'i qepnin rrobat me te bukura
qe s'i ka asnje mbret ne bote ...
Mbreti u gezua shume kur i
degjoi, -Ja tha tani i gjeta. Une do te vishem dhe do te behemi Mbreti
me i bukur nga te gjithe mbreterit e botes dhe gjithe bota do te me
njohe dhe do te degjoje kete ...
Ju siguroi rrobaqepesve
mendafshin me te bukur, me te mire dhe me te shtrenjte ... Dhe tre
rrobaqepesit filluan punen, punonin nate e dite, qe mbretin e tyre ta
benin te lumtur me rrobat qe do t'i qepnin ata ...kaluan jave e muaj te
tera, por rrobat nuk ishin gati ...

Mbreti po priste me
padurim qe t'i vishte teshat qe s'i kishte askush ne bote ... Dhe erdhi
dita e madhe, dita kur ai do te behej i bukur si asnjehere, dita kur do
te festonte dhe do te gezonte ne diten e Mbreterise se tij ... shkoi te
rrobaqepesit me ndihmesit dhe sherbetoret e tij ...rrobaqepesit bene
sikur i nxoren nga arka e arte rrobat prej mendafshi, e xhveshen
Mbretin dhe filluan t'ia veshin rrobat e reja ... - Keto thane ata,
jane nga mendafshi me i shtrenjte, jane shume te holla, saqe ti o i
madhi Mbret nuk do t'i ndjesh fare ne trup?! dhe bene sikur ia veshen
...
Mbreti i lumtur u kthye kah ndihmesit dhe sherbetoret e tij,-

He tha si dukem tani,
A dukem tamam Mbret ?!
... ata u pane njeri me tjetrin, dhe s'u besuan syve te tyre, sepse Mbreti ishte lakuriq, nuk kishte te veshur asgje ...
Tre rrobaqepesit, ne te vertete ishin tre mashtrues, te cilet kishin vendosur te pasurohen nga ajo iu afronte Mbreti...
- Ndihmesit dhe sherbetoret shikuan me dyshim,por askush nuk kishte guxim t'i thoshte Mbretit se eshte lakuriq ...

Erdhi koha qe Mbreti te parakalonte nga Pallati i tij Mbreteror ne
rruget e qytetit , ku ishte mbledhur i gjithe populli qe ta shihte nga
afer Mbretin dhe rrobat e tij per te cilat flitej ne tere Mbreterine
...
Mbreti krenar po parakalonte para turmave te njerezve te
cilet ishin mbledhur ta shohin ...dhe atehere populli i shkrete e pa se
Mbreti i tyre i dashur ishte lakuriq, por kete nuk kishte guxim ta
thoshte askush ... vetem nje femije kur e pa ashtu, guxoi e tha -Mbreti
qenka lakuriq !!!
Dhe atehere Mbreti e pa se vertet kishte qene lakuriq...



 Zgerdhihem()

Offline Vaskja

  • Antare Veteran
  • *****
  • Posts: 5681
  • Gender: Male
  • Dies Moriendi Est Dies Vivendo Digna
    • View Profile
    • Power of Nas
*~*Perralla*~*
« Reply #31 on: September 04, 2008, 12:23:45 PM »
ah kuku ja filloj me hap defteret e fillores kja lol


Shirly

  • Guest
*~*Perralla*~*
« Reply #32 on: September 19, 2008, 10:50:04 AM »
ah kuku ja filloj me hap defteret e fillores kja lol


haha ty t'kam met n'klase ;D

Offline pasha

  • Antare i njohur
  • **
  • Posts: 489
    • View Profile
*~*Perralla*~*
« Reply #33 on: September 19, 2008, 11:08:45 AM »
na ishet dikur nji........ca do te ket ken QeshMeLot() QeshMeLot() QeshMeLot() eeeee???
hajt se ju a kallxoj kur te vijn sahati i gjumit

Offline cracker-lani

  • Antare i njohur
  • **
  • Posts: 110
    • View Profile
*~*Perralla*~*
« Reply #34 on: December 01, 2008, 11:43:35 PM »
Peralla e cironkes se arte

Na ishte njė herė njė plak i varfer, por shumė i varfer ama. Ai jetonte ne breg
te lumit bashke me plaken e teij grindavece dhe shpirtkeqe. Jetonin te dy ne
skamje dhe ne mjerim te plotė. Plaku zinte ndonjė cirua ne lume dhe plaka e
gatuante. Njė ditė dimri plaku ndenji aty me ore te tera, por nuk zuri gjė.
Ishte ftohte. Ai donte te kthehej ne shtepi, por kur kujtonte plaken rrinte
aty me shprese se mund te kapte diēka. Dhe me nė fund fija e vjetėr e
filispanjes u lekund dhe plaku nxitoi ta terhiqte. Kur ē'tė shihte? Njė cirua
i vogėl, fare i vogėl vazhdonte te perpelitej ne majen e grepit. Plaku e mori
ne dorė. Cironka kishte ca vezullime te arta. Plaku hapi torben e tij te
vjetėr dhe...
-Tė lutem, me hidh pėrsėri ne lume!
Plaku u habit.
-Kush foli?- Tha.
-Tė lutem me hidh ne lume,- tha cironka- dhe unė do tė te realizoj ēdo
dėshirė qė tė kesh.
Plaku i shkrete ishte zemermire. Ai e kuptoi se as ai e as plaka e tij
s'ngopeshin dot me njė cironke aq te vogėl dhe e hodhi ne lume. Ne ēast,
cironka doli nga uji dhe i tha:
-Me thuaj njė dėshirė!
-Tė kisha njė torbe me cironj...
Pa mbaruar plaku fjalėn, torba me cironj i erdhi pranė. Plaku i mori dhe u
nis ne shtepi. Ne fillim plaka e shau, por pastaj natyrisht u kenaq. Plaku se
mbajti dot te fshehten (Ah, kėta pleqte e mirė!) dhe ja tregoi gjithė
historinė...Plaka lakmitare i tha:
-Pse nuk i the qė cironjte te ishin te tiganisur? Shko, thuaji!
Plaku i shkrete shkoi nėpėr te ftohte, e thirri cironken dhe ja tha dėshirėn.
Kur shkoi nė shtepi, plaka kishte pėrfunduar gjysmen e cironkave...Por kjo
s'ishte asgjė.
Sa herė qė plakes i kujtohej ndonjė gjė ajo dėrgonte plakun t'ia thoshte kėtė
dėshirė cironkes. Dhe plaku (Ah, i shkreti plak!...) shkonte ne lume dhe
therriste cironken. Dhe cironka bėnte realitet dėshirėn e plakes. Kėshtu
pleqte u bene zengjine. Ata kishin shtepi te mirė, kuaj, hyzmeqare...ēdo gjė,
ēdo gjė. Aq sa plaka s'kishte me cafre te kėrkonte dhe njė ditė e urdhėroi
plakun:
- Shko merre cironken tėnde te qelbur dhe sille kėtu!
Plakut te shkrete i therri ne zemėr dhe cale-cale u nis e shkoi nė anė te
lumit dhe i thirri cironkes.
Ajo doli ne ēast mbi ujė. Cironka ishte e arte. Edhe zemren e kishte te arte.
-Me thuaj njė dėshirė!- i tha ajo plakut si gjithmonė.
-Plaka mė tha...- Plaku u gelltit.- se ti duhet tė vish me mua tani.
Pra...plaka do qė ti ta lesh lumin dhe tė vish me mua...
Cironka e vogėl heshti. Heshti disa ēaste dhe pafolur fare u krrodh thelle ne
ujrat e turbullta te lumit pėr tė mos dalė me kurrė.

Plaku u kthye ne shtepi..shtėpia s'ishte me. Ne vend te saj gjeti kasollen,
plaken e tij te keqe dhe te njeten varferi te dikurshme. Ndoshta kishte
kėrkuar shumė... 

Online zalo

  • Administrator
  • Antare Veteran
  • *****
  • Posts: 5276
  • Gender: Male
  • MARAKLI KRAPIT
    • View Profile
Re: *~*Perralla*~*
« Reply #35 on: February 07, 2010, 12:55:52 PM »
keni harru krejt me na diftu prralla
6 BELLISSIMA 6 VIVACE 6 L'AMICA CHE MI PIACE 6 SIMPATICISSIMA 6 SUPER OK
RESTA SEMPRE  COME 6

http://www.youtube.com/watch?v=Ld6TWadKi0I

Offline dramca

  • Antare i rregullt
  • ***
  • Posts: 1110
  • Gender: Female
    • View Profile
Re: *~*Perralla*~*
« Reply #36 on: February 08, 2010, 01:24:39 AM »
PERRALLA KA MARU ZALO U MARTU :P
"Ne kemi lindur nė kėtė botė pėr ta kuptuar esencėn e jetės dhe lirinė tonė personale